Gjini akuzon Kurtin: Institucionet që kontrollohen prej tij po e rrjepin popullin

by Nexhat

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka akuzuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, për keqmenaxhim të sektorit energjetik.

Duke folur në Debat Plus, Gjini ka deklaruar se qytetarët po paguajnë shumë më shtrenjtë energjinë.

banner

Ai e cilësoi situatën si “brutalitet” dhe “maifozllëk”.

“E di një gjë, a është ETM, a NOA a Fuente, çfarë do emri munde me pas. E di që institucionet, të cilat i kontrollon me dorë të hekurit Albin Kurti janë duke e rrjep popullin e Kosovës. Herë me njërën, herë me tjetrën. Importi i energjisë kalon nëpër tela, ne po paguajmë trefishin e energjisë se dikush po i blen tekat më herët. Edhe se dikush po e di para KEK-ut e para ZRRE-së kur ka me u prish termocentrali. Ky është brutalitet, maifozllëk i përmasave që nuk i kemi parë kurrë në Kosovë, as nuk i kam imagjinuar. Kush i kontrollon krejt këto institucione, Albin Kurti. Krejt i kontrollon Albin Kurti”, ka deklaruar Gjini

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy