Rezultatet e PISA’s e largimet nga vendi, Maliqi-Qeverisë: Sovraniteti s’është territori, por njerëzit brenda tij

by Nexhat

Politologu Agon Maliqi ka kritikua ashpër Qeverinë Kurti për rezultate e dobëta në të nxënësve kosovarë në testin PISA.

Ai ka bërë me dije se për disatën herë radhazi Kosova po shënon prapakthim në këtë test.

banner

Në profilin e tij në Facebook, Maliqi ka treguar se sovraniteti nuk është territori, por njerëzit brenda tij.

“Eurostat 2025: Gjithsej 43,747 shtetas të Kosovës vitin e kaluar morën për herë të parë leje qëndrimi në vendet e Bashkimit Europian. Pra, nga Kosova brenda vitit u largua një numër njerëzish sa thuajse e gjithë komuna e Istogut. PISA 2025: Kosova për të disatën herë radhazi shënon prapakthim ose vendnumërim”, ka shkruar ai, duke dhënë detaje tjera.

“Ky dështim kolektiv i ka edhe adresat e veçanta të përgjegjësisë shtetërore. Hajnia që zakonisht mallkohet si fajtore nuk është vetëm monetare. Ka edhe hajna të zemrave dhe mendjeve që ia kanë turbulluar këtij vendi prioritetet me një agjendë të popullizmit sovranist, ndjellës së frikës, izolimit, solidaritetit të vitrave, etj. Të dashur njerëz me gojën përplot me patriotizëm: sovraniteti nuk është territori, por njerëzit brenda tij!”, ka shkruar ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy