“Dyfytyrësi e hipokrizi”, Mushkolaj: VV-ja vetë ka folur për ‘popull serb’ në Kosovë

by Nexhat

Analisti politik Imer Mushkolaj ka deklaruar se bllokimi i konstituimit të Kuvendit po bëhet me qëllim që vendi të shkojë në zgjedhje të reja.

Duke komentuar situatën e krijuar në Kuvend, pas përplasjes rreth propozimit të Listës Serbe për nënkryetar të Kuvendit, Mushkolaj tha në Debat Plus se arsyetimet e dhëna për moskonstituimin e Kuvendit janë të pabaza.

banner

“Është parë haptazi që qëllimi është bllokimi i konstituimit të Kuvendit, me idenë që ta çojë deri në fund qëllimin për zgjedhje të reja, për shkak se arsyetimet që janë dhënë janë shumë banale”, deklaroi Mushkolaj.

Ai kritikoi kryetaren e zgjedhur të Kuvendit, Albulena Haxhiu, dhe deputetët e LVV-së për kundërshtimin e formulimit të përdorur nga përfaqësuesi i Listës Serbe, duke pretenduar se edhe vetë Haxhiu dhe Glauk Konjufca kanë përdorur më herët termin “popull serb” në Kosovë.

“Zonja Haxhiu dhe deputetët tjerë gjithë ditën na kanë thënë se përfaqësuesi i Listës Serbe që e propozoi nënkryetarin e përdori fjalën ‘në emër të popullit serb’, ndërkohë që vetë VV-ja, vetë Haxhiu dhe Konjufca kanë folur për popull serb në Kosovë. Domethënë, kjo është dyfytyrësi dhe hipokrizi e madhe”, tha Mushkolaj.

Sipas tij, një qëndrim i tillë nuk mund të paraqitet si patriotizëm, duke e cilësuar atë si “folklorizëm të tepruar”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy