Gruda: Pas 16 shtatorit do t’i trajtojmë shkeljet kushtetuese dhe politike

by Nexhat

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda ka deklaruar se situata politike dhe shkeljet që, sipas tij, kanë ndodhur gjatë muajve të fundit do të trajtohen pas datës 16 shtator.

Gruda tha se prania e tyre sot në seancën konstituive lidhet me një moment të rëndësishëm për Kosovën, përkatësisht me vendimin e pritshëm në Hagë për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi,

banner

“Ne kemi ardhur sot për shkak se Kosova është para një vendimi historik në Hagë për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin e Jakup Krasniqin. Për hir të kësaj date, ne nuk kemi dashur të mbivendosim konfliktin politik apo dilemat kushtetuese dhe kemi ardhur sot këtu”, tha Gruda.

Ai theksoi se kjo nuk nënkupton se çështjet e ngritura gjatë muajve të fundit do të anashkalohen.

“Por për ne nuk mund të kalojë krejt çka ka ndodhur këta muaj. Këto shkelje kushtetuese dhe të rregullores do t’i trajtojmë politikisht dhe në rrugë të tjera institucionale pas datës 16 shtator”, u shpreh Gruda

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy