Musliu: Mashtruesve u doli boja, VV firmosi sot se janë bllokusit e institucioneve

by Nexhat

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje se po e bllokon krijimin e institucioneve, pas dështimit të seancës së sotme për konstituimin e Kuvendit.

Sipas Musliut, “VV firmosi sot se ata janë bllokusit e institucioneve dhe pengmarrësit e Shtetit”.

banner

Reagimi i saj i plotë:

MASHTRUESVE U DOLI BOJA!

Tre muaj me radhë VV-ja bëri propagandë, shpiku fajtorë  për bllokadë dhe ua hodhi të tjerëve dështimin e vet.

Sot, para gjithë Kosovës, e zbuluan vetë skemën e tyre bllokuese.

Ky nuk është më vetëm dështim. Është hipokrizi politike.

Sot propaganda u përplas me realitetin dhe VV-ja mbeti pa alibi.

VV firmosi sot se ata janë bllokusit e institucioneve dhe pëngmarrësit e Shtetit!

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy