Musliu-Shoshi: VV-ja sot pati koordinim me Listën Serbe

by Nexhat

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu Shoshi, ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje për bllokim të konstituimit të Kuvendit.

Në Edicionin Special të Klan Kosovës, Musliu Shoshi ka thënë se sot i vetmi koordinim që është parë, ka qenë ai ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe Listës Serbe.

banner

“Sot u pa që i vetmi kordinim me ka qenë me Listën Serbe. Kjo u pa edhe nga mënyra se si reaguan deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje. Reagimet kanë qenë nga Dejona Mihali e deri te deputeti i fundit.”, ka thënë Musliu Shoshi

Sa i përket përdorimit të termit “në emër të popullit serb” që është përdorur nga deputeti i Listës Serbe, Igor Simiq, Musliu Shoshi ka thënë se këtë term e ka përdorur Lëvizja Vetëvendosje në vitin 2018.

Por, ajo ka thënë se termi i Simiqit nuk ka qenë arsyeja që është shtyrë seanca konstituive, pasi sipas saj, VV-ja ka deklaruar se nuk do t’i votojë as nënkryetarët e Kuvendit nga radhët e PDK-së dhe LDK-së.

“Nënkryetari përfaqëson interesin e partisë dhe nuk do të duhej me qenë problem i VV-së kë e zgjedh partia që ta përfaqësojë atë në kryesinë e Kuvendit”, ka thënë ajo

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy