Pacolli në ora 21:00 njofton se kanë inicuar procedurë penale ndaj pronarit të restoranit në Radoniq: Refuzoi vendimin për mbyllje

by Nexhat

Fitore Pacolli, ministre në detyrë  e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, ka bërë të ditur të martën se inspektorati i Mjedisit, Mjedisit ka vendosur shiritat e mbylljes në restorantin dhe hotelin “Liqeni i Dukagjinit”, në Gjakovë. Ndërsa sonte, Pacolli njofton se “për shkak të refuzimit për të zbatuar vendimin për mbyllje dhe vazhdimit të kundërligjshëm të punës është iniciuar procedurë penale ndaj pronarit të restorantit për vazhdim të kundërligjshëm të operimit”.

Pacolli në një postim në FB ka shkruar:

banner

Pasi u injorua urdhri i prerë i Inspektoratit të Ministrisë së Mjedisit për ndërprerjen e menjëhershme të veprimtarisë, sot, me asistencë të Policisë së Kosovës, është kryer një inspektim i radhës në restorantin “Liqeni i Dukagjinit”.

​Për shkak të refuzimit për të zbatuar vendimin për mbyllje dhe vazhdimit të kundërligjshëm të punës është iniciuar procedurë penale ndaj pronarit të restorantit për vazhdim të kundërligjshëm të operimit.

Shteti dhe vendimet e institucioneve nuk mund të sfidohen nga askush!

Ujërat dhe prona publike e Kosovës nuk mund të degradohen për interesa private, prandaj sundimi i ligjit dhe mbrojtja e natyrës mbeten pa kompromis!

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy