50 gjoba ndaj drejtuesve të motoçikletave dhe 22 mjete të konfiskuara në Ferizaj

by Nexhat

Policia Rajonale e Ferizajt ka intensifikuar kontrollet në trafik gjatë muajit gusht, me fokus të veçantë te drejtuesit e motoçikletave, skuterëve dhe trotinetëve.

Si rezultat i kontrolleve, janë shqiptuar gjithsej 50 gjoba ndaj drejtuesve të motoçikletave për shkelje të rregullave të komunikacionit.

banner

Sipas Policisë, 27 gjoba janë shqiptuar për drejtim të motoçikletës pa patentë shofer, 11 për mungesë regjistrimi, 4 për drejtim pa helmetë mbrojtëse, ndërsa 8 për kundërvajtje të tjera.

Gjatë kësaj periudhe janë konfiskuar edhe 14 motoçikleta/skuterë dhe 8 trotinetë, kryesisht për mungesë të dokumentacionit të rregullt.

Kontrollet janë zhvilluar në kuadër të planit operativ “Kontrolli i shtuar i qarkullimit të motoçikletave dhe trotinetëve”.

Policia ka apeluar te qytetarët që të respektojnë rregullat e trafikut, kufizimet e shpejtësisë dhe të përdorin helmetën mbrojtëse.

Kontrollet, sipas Policisë, do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, me qëllim rritjen e sigurisë në trafik dhe parandalimin e aksidenteve rrugore.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy