Inflacioni s’ka të ndalur në Kosovë – çmimet në gusht u rritën për mbi 7 për qind krahasuar me vitin e kaluar

by Nexhat

Rritja e çmimeve të konsumit ka vazhduar me ritëm të lartë edhe në muajin gusht, sipas të dhënave zyrtare të Agjencisë së Statistikave të Kosovës.

Gushti 2026 është përcjellë me shtrenjtim prej 7.3 për qind në krahasim me gushtin e vitit të shkuar. E ky muaj ishte edhe për 1.3 për qind më i shtrenjtë se muaji korrik.

banner

Kjo nënkupton se një shportë që vitin e shkuar ka kushtuar 100 euro, sot kushton 107.3 euro. 

Shtrenjtimet e gushtit paraqesin vazhdimësi të normës së lartë të inflacionit sivjet në përgjithësi. Në fakt, prej muajit qershor të vitit të shkuar norma e inflacionit nuk ka rënë nën 4.3 për qind në raport me muajin e njëjtë të vitit të shkuar. 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy