Mbrojtja e Hashim Thaçit ka marrë fjalën në seancën ku po shpalosen fjalët përfundimtare në rastin e Thaçit dhe të tjerëve, të cilët akuzohen për tentim pengimi të drejtësisë.
Mbrojtja, e përfaqësuar nga avokatja, Sophie Menegon ka thënë që vendimi i trupit gjykues ndaj Hashim Thaçit të bazohet në prova dhe se ai të lirohet.
“Ne kërkojmë që vendimi juaj të bazohet në prova dhe jo spekulime, dhe të jetë lirim nga të gjitha akuzat”, tha Menegon.

