Menegon, ZPS-së: Sa i takon ndërhyrjes nuk keni asnjë provë, s’ka pasur asnjë akt pengimi

by Nexhat

vokatja e mbrojtjes së ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, Sophie Menegon, ka kritikuar Prokurorinë e Specializuar gjatë paraqitjes së argumenteve të mbrojtjes, duke thënë se prokuroria nuk ka qenë e qartë lidhur me format e përgjegjësisë penale që pretendon.

Menegon deklaroi para trupit gjykues se ZPS-ja nuk ka paraqitur prova që dëshmojnë ndërhyrje apo ndonjë akt pengimi, për çka Thaçi dhe të tjerët akuzohen,

banner

“Të nderuar gjykatës, ZPS-ja asnjëherë nuk ka qenë e qartë për format e përgjegjësisë penale për të cilat pretendon. Ka pasur disa hollësi të kufizuara qoftë në dosjen paraprake, qoftë në atë përfundimtare. Madje as sot në mëngjes nuk e diskutuan fare”, tha Menegon.

Ajo u ndal edhe te akuzat për ndërhyrje, duke theksuar se, sipas mbrojtjes, prokuroria nuk ka paraqitur prova për ndonjë akt të tillë.

“Sa i takon ndërhyrjes, nuk kanë asnjë provë. Nuk ka pasur asnjë akt pengimi”, u shpreh avokatja.

Sipas saj, ZPS-ja më pas është përpjekur të mbështetet në disa mospërputhje lidhur me format e përgjegjësisë penale, por pa analizuar në mënyrë të mjaftueshme interpretimin e tyre në të drejtën kosovare.

“ZPS-ja u detyrua pastaj të gjente disa mospërputhje sa i takon formave të përgjegjësisë penale, por nuk u thellua asnjëherë të shikonte se çfarë interpretimi është dhënë në të drejtën kosovare për format e përgjegjësisë penale”, deklaroi Menegon.

Avokatja shtoi se prokuroria nuk ka shpjeguar qartë se cilat prova i mbështesin këto akuza dhe, sipas saj, ka keqinterpretuar format e përgjegjësisë penale.

“Ajo as nuk ka shpjeguar se çfarë provash ka për këto akuza, madje ZPS-ja i ka keqinterpretuar format e përgjegjësisë penale dhe nuk i ka mbështetur me fakte”, tha Menegon

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy