Moskrijimi i institucioneve, Kajtazi: Kosova mund të klasifikohet si shtet i dështuar

by Nexhat

Opinionisti Vehbi Kajtazi ka deklaruar se Kosova rrezikon të hyjë në një krizë të thellë institucionale dhe kushtetuese nëse deri më 4 tetor nuk konstituohet Kuvendi dhe nuk zgjidhet presidenti i ri.

Në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, Kajtazi tha se vendi mund të klasifikohet si “shtet i dështuar”, nëse për një periudhë të gjatë nuk arrin të krijojë institucionet e nevojshme.

banner

“Kosova mundet me u klasifiku si shtet i dështuar, sepse për dy vjet ti nuk arrin me kriju institucione. Nëse për këto dy vjet ti ke pas zbraztira që ke mundur me funksionu edhe në këtë mënyrë edhe me ushtrues detyre të presidentit, me 5 tetor më nuk parashihet asgjw”, u shpreh ai.

Kajtazi tha se mungesa e Kuvendit të konstituuar dhe e presidentit do ta vendoste Kosovën në një situatë për të cilën, sipas tij, nuk ka një zgjidhje të qartë juridike.

“Pra ne jemi zyrtarisht duke e çuar shtetin në një kurth prej të cilit është e pamundshme me dalë”, deklaroi ai

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy