Rama i quan “rrenca” asamblistët e VV-së: Nesër do të shpërfaqet fytyra e tyre

by Nexhat

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka deklaruar se beson që Komuna e Prishtinës i ka votat e nevojshme për themelimin e kompanisë së re të pastrimit, e cila do të menaxhohet drejtpërdrejt nga kryeqyteti.

Kjo çështje pritet të hidhet në votim në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal të Prishtinës, e cila mbahet nesër,

banner

Në një konferencë për media, Rama tha se beson se vendimi do të kalojë edhe pa votat e asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje.

“Unë mendoj që i kemi votat për me kalu dhe me ecë përpara edhe pa Vetëvendosjen, por po them që kjo do ta tregojë nesër, do ta shpërfaq fytyrën e tyre, e asamblistëve, që e bien bërllokun para, i bëjnë të gjitha bllokadat që munden me i bë për kryeqytetin për mos me mujt me kry shërbimin e pastrimit për kryeqytetin”, deklaroi Rama.

Ai kritikoi asamblistët e VV-së që, sipas tij, pengojnë zgjidhjen e problemit të mbeturinave dhe më pas kritikojnë gjendjen e pastërtisë në kryeqytet.

“E në anën tjetër kinse shih si është bërë bërlloku në kryeqytet. Domethënë duhet me i shpërfaq këta rrenca, këtë po e bëjmë, dhe do vazhdojmë të bëjmë”, tha kryetari i Prishtinës

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy