Shfuqizohet vendimi për kufizimin e qarkullimit të mjeteve të rënda i praktikuar gjatë temperaturave të larta

by Nexhat

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, ka shfuqizuar vendimin për kufizimin e qarkullimit të mjeteve të rënda në rrugët rajonale, nacionale dhe autoudhët e Kosovës.

Vendimi ishte marrë në fillim të sezonit veror dhe ishte në fuqi gjatë periudhës së temperaturave të larta, me qëllim të mbrojtjes së infrastrukturës rrugore nga dëmtimet e mundshme.

banner

Në njoftimin e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit thuhet se vendimi është shfuqizuar pas përfundimit të periudhës së temperaturave të larta.

Sipas njoftimit Ministria ka falënderuar Policinë e Kosovës për bashkëpunimin dhe koordinimin gjatë kësaj periudhe, si dhe qytetarët dhe operatorët për respektimin e masës dhe mirëkuptimin e treguar

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy