“Vendimi fajësues ndaj Thaçit do t’i rikthente pretendimet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës”

by Nexhat

rofesoresha kroate dhe autorja, Nevenka Tromp ka deklaruar se vendimi përfundimtar ndaj krerëve të UÇK-së do të jetë tregues i rëndësishëm për kredibilitetin e Gjykatës Speciale.

Në një intervistë për Gazetën Express, Tromp ka thënë se një vendim për fajësi do të mund të forconte pretendimet se Specialja është ndikuar nga politika dhe se është krijuar për të vendosur një “simetri të rreme” mes palëve në luftërat e viteve ’90,

banner

Ajo e ka kritikuar edhe përdorimin e doktrinës së “ndërmarrjes së përbashkët kriminale”, duke e cilësuar atë si një koncept artificial në këtë rast.

Sipas Tromp, çdo aktgjykim duhet të marrë parasysh kontekstin historik të luftërave në ish-Jugosllavi dhe rolin e Serbisë në konfliktet e viteve ’90.

Ajo ka paralajmëruar gjithashtu se një vendim për fajësi ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së mund të shfrytëzohej politikisht nga Beogradi për të rikthyer pretendimet ndaj Kosovës.

Tromp i ka cilësuar deklaratat e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq për verdiktin si pjesë të lojës politike, duke thënë se ato dëshmojnë për cenueshmërinë e Gjykatës ndaj ndikimeve politike.

Ajo ka vlerësuar po ashtu se përçarjet politike në Kosovë në një periudhë kaq të rëndësishme mund t’i shërbejnë vetëm Serbisë

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy