Ambasadori britanik takon kryeprokurorin Isufaj, theksohet rëndësia e bashkëpunimit

by Nexhat

Jonathan Hargreaves, ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, i ka dhënë përkrahje Blerim Isufajt, në një takim të zhvilluar sot mes tyre në Prokurorinë Speciale.

Takimi është zhvilluar rreth një javë pas sulmeve që Isufaj mori në një mbledhje të pazakontë në Këshillin Prokurorial të Kosovës, ku Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale ishte paraqitur për raportim.

banner

Gjatë takimit, Hargreaves e ka përgëzuar Isufajn për punën e Prokurorisë Speciale dhe ka riafirmuar mbështetjen e Britanisë së Madhe ndaj kësaj prokurorie, thuhet në një komunikatë të Prokurorisë Speciale.

“Ambasadori britanik e përgëzoi Prokurorisë Speciale për punën e saj, dhe riafirmoi mbështetjen dhe rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit. Mbështetjen dhe rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit, me autoritetet e Britanisë së Madhe, e theksoi edhe z.Isufaj si një nga partnerët kryesorë insitucionalë të Prokurorisë Speciale”, thuhet në njoftimin në Facebook.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy