Deputeti i LDK’së, Arben Gashi, ka thënë se tashmë është e qartë se bllokuesi i themelimit të institucioneve është Lëvizja Vetëvendosje.
“ A u kuptua tash kush është bllokuesi?Tashmë është e qartë: bllokuesi është Vetëvendosje”, ka shkruar Gashi.
Ky reagim i tij vjen pas ndërprerjes së seancës pasi s’ka pasur vota për Vlora Çitakun, ndërkohë që PDK dhe LDK kanë pasur vota për kandidatin e VV’së për nënkryetar, Ardian Golën.

