Deda për Kurtin dhe VV’në: Mirë kish qenë me ditë se epërsia e tyre te qytetarët s’zgjatë përgjithmonë

by Nexhat

Analisti Ilir Deda ka komentuar zhvillimet në Kuvendin e Kosovës ku sërish ka dështuar konstituimi për shkak se Vetëvendosje nuk i dha votat për të propozuarën e PDK’së Vlora Çitakun. Seanca u ndërpre nga Haxhiu pa u hedhur në votim i propozuari i LDK Kujtima Shala për të cilin VV po ashtu ka thënë se nuk ka vota. Paraprikisht PDK dhe LDK i dhanë votat për Ardian Golën e VV’së.

“Me diktat asgjë s’mundesh me mbrri as në jetë, as në politikë. Sidomos jo në demokraci. Ky kuazi-pushtet që veq gjeneron krizë mirë kish qenë me e ditë që epërsia e tyre te qytetarët nuk do të zgjasë përgjithmonë, dhe se krejt çka po bëjnë një ditë mund t’i kthehet bumerang” ka shkruar Deda.

banner

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy