Hamiti: VV-ja e do pushtetin me çdo kusht, por jo shtetin

by Nexhat

Zyrtari i LDK-së, Muhamet Hamiti, ka kritikuar ashpër Lëvizjen Vetëvendosje dhe kryeministrin Albin Kurti, duke thënë se pushteti i tyre po e dëmton funksionimin e institucioneve të Kosovës

Hamiti ka akuzuar VV-në se gjatë dy viteve të fundit ka “paralizuar funksionimin kushtetues” të institucioneve qendrore dhe se tash, sipas tij, e ka kapur pushtetin në kundërshtim me normat demokratike, ligjet dhe Kushtetutën.

banner

Ai ka paralajmëruar se nëse kjo situatë vazhdon, Kosova mund të përballet me pasoja të rënda.

“Po vazhdoi kështu VV-ja, me këtë kaos të organizuar prej saj, mund t’i shkaktojë dëme të pariparueshme Kosovës, ta bëjë shtet të dështuar, në mos ta demolojë krejt shtetin”, ka shkruar Hamiti.

Sipas tij, Vetëvendosje “e do pushtetin me çdo kusht”, ndërsa nuk e respekton shtetin.

“Për shkak të VV-së, që e do pushtetin me çdo kusht – por jo shtetin, të cilin e përbuz – Kosova po kalon nëpër sprovën e vet më të rëndë të ekzistencës si shtet i pavarur dhe demokratik prej pavarësisë së vet”, ka deklaruar Hamiti.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy