Një aksident tragjik ka ndodhur në Ngucat të Malishevës, ku një person derisa ishte duke punuar ka rënë nga rimorkioja dhe si pasojë e lëndimeve ka humbur jetën.
Kështu ka bërë të ditur Vlera Krasniqi, zëdhënëse e policisë për rajonin e Gjakovës.
‘’Rreth orës 17:20, nga QKMF Malishevë kemi pranuar informatën se një person është dërguar pa shenja jete.
Njësitë relevante të Policisë i janë përgjigjur menjëherë rastit, ku dyshohet se një person mashkull i moshës madhore, në fshatin Ngucat të Malishevës, duke punuar ka rënë nga rimorkioja dhe si pasojë e lëndimeve ka humbur jetën.
Në vendngjarje kanë dalë ekipet përkatëse policore.
Është njoftuar prokurori i shtetit dhe në koordinim me të po vazhdojnë procedurat e tjera ligjore’’, thuhet në përgjigjen e Policisë.

