Rama: Toka nuk falet, projekti për Tulltoren votohet sot

by Nexhat

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka deklaruar se projekti për transformimin e hapësirës në Tulltore në Qendër për Zhvillimin e Artit, Kulturës dhe Teknologjisë pritet të votohet sot.

Rama ka thënë se toka nuk do të falet, por do të jepet në shfrytëzim, ndërsa sipas tij Kryeqyteti do të përfitojë rreth 1 milion euro në vit.

banner

Ai ka theksuar se pas përfundimit të periudhës së shfrytëzimit, si toka ashtu edhe objekti i ndërtuar do t’i mbeten Kryeqytetit.

“Po e marrim një pronë që sot nuk i sjell Kryeqytetit veç probleme, po e vendosim në funksion të zhvillimit dhe po krijojmë një aset që i sjell Kryeqytetit të hyra, vende pune dhe zhvillim”, ka deklaruar Rama.

Projekti parasheh edhe ndërtimin e një parkingu nëntokësor, me synim lehtësimin e qasjes drejt qendrës së qytetit

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy