Shaip Muja, letër Hagës në prag të verdiktit për ish-krerët e UÇK-së

by Nexhat

Ish-deputeti Shaip Muja i është drejtuar Gjykatës së Hagës në prag të verdiktit për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Muja, në një letër të gjatë, tregoi se pse kishte qëndruar i heshtur që nga viti 2019.

banner

“Që prej intervistimit tim në Hagë në vitin 2019, kam heshtur. Nuk jam prononcuar publikisht, për faktin se jam intervistuar si i dyshuar në lidhje me pretendimet e ngritura në Raportin e Dick Martyt nga Dhomat e Specializuara”, nis letra e Mujës, publikuar në llogarinë e tij në Facebook

“Kam menduar se kjo ishte mënyra më e drejtë për t’u sjellë ndaj një procesi gjyqësor në zhvillim. Jam paraqitur për intervistim, pa avokat mbrojtës, megjithëse më ishte ofruar kjo mundësi”.

“Por liria për të kritikuar nuk është e njëjtë me të drejtën për të shpallur dikë fajtor. Dhe këtu lind pyetja që më ka shqetësuar gjatë gjithë këtyre viteve: çfarë mbetet nga prezumimi i pafajësisë, kur një njeri jeton për gati 16 vjet nën peshën e një akuze publike ende të paprovuar ndaj tij?

Ai shprehu mbështetjen për ish-krerët, dhe shfaqi shqetësimin për pasojat e mundshme se si mund të interpretohet historia e këaj ushtrie varësisht nga verdikti i 16 shtatorit.

“Unë i mbështes Hashim Thaçin, Jakup Krasniqin, Kadri Veselin dhe Rexhep Selimin dhe besoj në pafajësinë e tyre. Nuk kam arsye ta fsheh apo ta relativizoj këtë qëndrim, vetëm sepse ata ndodhen sot në bankën e të akuzuarve”.

“E di që po pretendohet se gjoja para Dhomave të Specializuara gjykohen individë dhe jo Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Ky është një dallim juridik i rëndësishëm dhe duhet respektuar. Por do të ishte po aq e pasaktë të pretendonim, se ky proces nuk ka pasoja për mënyrën se si do të shkruhet dhe interpretohet historia e UÇK-së”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy