“Trepça” rikthen në posedim një kafeteri dhe objektin e pensionistëve, në Mitrovicën e Veriut

by Nexhat

Ndërmarrja “Trepça” ka vazhduar procesin e rikthimit në posedim të pronave të saj.

Gjatë ditës së sotme, ndërmarrja ka marrë në posedim dy objekte tjera në Mitrovicën e Veriut.

banner

Njëri ishte shfrytëzuar nga Shoqata e Pensionistëve, ndërsa tjetri kishte funksionuar si kafiteri.

“Trepça” kishte rikthyer më herët edhe prona, objekte e parcela tjera nga kjo komunë, por edhe tjerat në veri.

Javën e kaluar kthye në pronësi të ndërmarrjen ikonike të Kosovës edhe një objekt që shfrytëzohej nga ish Banka Komerciale në Zvecan

Ushtruesi i detyrës së kryeshefit ekzekutiv të „Trepçës“, Faton Ahmeti, kishte konfirmuar për KosovaPress, se po vazhdojnë edhe aksionet tjera për identifikimin dhe kthimin e pronave të ndërmarrjes që janë shfrytëzuar pa dokumentacion valid.

„Ne kemi edhe disa parcela të tjera që jemi duke i inkuadruar në pjesën e ndërmarrjes. Janë edhe disa objekte që ne ndërkohë jemi duke i gjetur, për arsye që s’kemi pasur informacione më herët. Edhe në këtë rast është pjesa e postës, e një barnatoreje dhe ish-banka e strukturave që ka qenë. Ne po i kryejmë punët tona në bazë të autorizimeve, duke mbrojtur pasurinë e ndërmarrjes dhe kthimin e saj te pronari“, u shpreh Ahmeti.

Ai theksoi se para çdo ndërhyrjeje ndiqen procedurat e paralajmërimit dhe se shfrytëzuesve u jepet hapësirë kohore për të paraqitur dokumentacionin e pronësisë, nëse e posedojnë atë.

„Para se të lirohet ajo pronë, ne zakonisht i bëjmë disa njoftime në dyert e hyrjeve. Nëse ata kanë ndonjë dokument që ne nuk e kemi, u japim hapësirë prej disa ditësh me e sjellë. Për shembull, ka pasur rast kur na kanë sjellë kontratën e shitblerjes apo fletën poseduese dhe ne atëherë nuk marrim asnjë masë. Në rastet kur nuk sjellin asnjë dokument që dëshmon se prona është e tyre, atëherë marrim masat tona për lirimin e saj“, sqaroi ai.

Pas skadimit të afateve të paralajmërimit, sipas Ahmetit, njoftohet policia, por vetëm për prani gjatë intervenimit për hapjen e lokalit, ndërsa vetë aksioni kryhet nga zyrtarët e ndërmarrjes.

Duke folur për pronat tjera në veri të vendit, ai njoftoi se informatat mblidhen në mënyrë kronologjike përmes një task-force të organizuar nga vetë ndërmarrja.

„Vetëm në këto dy javë bëhet fjalë diku afërsisht pesë lokale që i kemi kthyer, dhe një parking të madh me disa garazha, mbi 1600 metra katrorë. Këtu nuk jemi shumë, s’kemi shumë informacione, por ndërkohë kur e marrim një informacion se diçka është e jona, kemi një task-force të organizuar, bëjmë koordinim me Administratën Tatimore dhe Inspektoriatin Komunal, i marrim informacionet dhe fillojmë deri te kthimi i pronës“, përfundoi Ahmeti.

Aksioni për lirimin e disa objekteve në veri të Kosovës ka nisur më herët ndërsa është intensifikuar në mesin e gushtit. Fillimisht, më 12 gusht, njoftime për lirimin e hapësirave u vendosën në ish-Postë, ish-Bankën Komerciale në Zveçan dhe një barnatore që atëherë ishte ende në funksion.

Më pas, njoftime të ngjashme u vendosën edhe në Shtëpinë e Pensionistëve dhe në një kafene në shëtitoren e Mitrovicës së Veriut, të cilat u kthyen në pronësi të Trepçës, këtë të premte.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy