Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje lidhur me procesin e zgjedhjes së nënkryetarëve të Kuvendit të Kosovës.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Deliu ka theksuar se për Vetëvendosjen ishte e pranueshme Tanja Vujoviq nga Lista Serbe për pozitën e nënkryetares së Kuvendit, ndërsa jo Vlora Çitaku nga PDK-ja.
Reagimi i plotë:
Për Lëvizjen Vetëvendosje, Tanja Vujoviq nga Lista Serbe ishte e pranueshme për nënkryetare të Kuvendit, ndërsa Vlora Çitaku, nënshkruese e Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës dhe ambasadorja më e suksesshme e Kosovës në SHBA – JO.
Dhe, sikur kjo të mos mjaftonte, në koordinim me Listën Serbe, orkestruan edhe një raund të shëmtuar populizmi, me votime të destinuara për të dështuar, vetëm për spektakël politik.
Shihemi pas të 16-it dhe, natyrisht, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese!

