Pas votimit të kabinetit të ri qeveritar, pritet të nisë edhe procedura për plotësimin e ulëseve të mbetura vakante në grupin parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje.
Qeveria e drejtuar nga Albin Kurti u miratua me 62 vota për, ndërsa tetë deputetë votuan kundër. Me marrjen e detyrave ministrore, anëtarët e rinj të kabinetit që kanë qenë deputetë duhet të heqin dorë nga mandatet e tyre në Kuvend.
Si pasojë, vendet e tyre pritet t’u kalojnë kandidatëve të radhës në listën zgjedhore të LVV-së.
Sipas listës së publikuar, emrat që pritet të marrin mandatet e deputetëve janë:
Naim Bardiqi
Fitim Haziri
Ilir Qeriqi
Egzon Azemi
Mimoza Shala
Arsim Ademi
Luan Aliu
Fatos Geci
Adelina Trshana
Ejup Ahmeti
Filiz Mustafa
Arijeta Rexhepi
Agon Batusha
Fahrush Rexhepi
Elvira Ibrahimi Hoti
Ndërkohë, me formimin e Qeverisë “Kurti 4”, shumica e ministrave kanë mbetur në të njëjtat pozita që kanë mbajtur edhe në kabinetin paraprak.
Kurti vazhdon të jetë kryeministër, ndërsa Glauk Konjufca mban postin e zëvendëskryeministrit të parë dhe atë të ministrit të Punëve të Jashtme dhe Diasporës. Donika Gërvalla vazhdon si zëvendëskryeministre e dytë dhe ministre e Drejtësisë, ndërsa Fikrim Damka është zëvendëskryeministër i tretë.
Në kabinetin qeveritar vazhdojnë edhe Hekuran Murati në Ministrinë e Financave, Andin Hoti në ministrinë për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Ejup Maqedonci në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Xhelal Sveçla në Ministrinë e Punëve të Brendshme.
Pjesë e qeverisë së re janë gjithashtu Lulëzon Jagxhiu, Arben Vitia, Hajrulla Çeku, Saranda Bogujevci, Elbert Krasniqi, Blerim Gashani, Fitore Pacolli, Armend Muja, Dimal Basha, Mimoza Kusari, Artane Rizvanolli, Nenad Rashiq dhe Rasim Demiri.
Me përfundimin e procesit të formimit të Qeverisë, vëmendja politike pritet të zhvendoset edhe te zgjedhja e Presidentit të Republikës së Kosovës

