Mandatari për kryeministër të Kosovës, Albin Kurti në fjalimin e tij para deputetëve tha se Kosova do të nisë zhvillimin e valutës digjitale.
Kurti deklaroi se do të hiqet taksa doganore për veturat e importuara nga BE-ja dhe shtoi se ligji për çmimet tavan do t’i mbrojë qytetarët nga abuzimi me marzhet.
“Për veturat e importuara nga BE do hiqet taksa doganore prej 10% ndërsa ligji për çmimet tavan do t’i mbrojë qytetarët nga abuzimi me marzhet. Do ta nisim zhvillimin e valutës digjitale të Kosovë, në qendër të Prishtinës do të vazhdohet qendra TIK. Fondi i Inovacionit do ti mbështes të rinjtë”, tha Kurti.

