Albin Kurti është propozuar për mandatar për formimin e qeverisë së re, menjëherë pasi Lëvizja Vetëvendosje e shpalli të konstituuar Kuvendin.
Shefja e grupit parlamentar të LVV-së, Arbërie Nagavci, këtë propozim ia dorëzoi ushtrueses së detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu.
Në dokumentin zyrtar, thuhet se propozimi bazohet në Kushtetutën e Kosovës, përkatësisht në nenin 84, pika 14, dhe nenin 95, paragrafi 1, si dhe në pikën 68 të Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, të 1 korrikut 2014.


