Kryeministri në detyrë, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka shkuar në Presidencë.
Ai u tha gazetarëve se po ishte ftuar në takim nga ushtruesja e detyrës eë Presidentit, Albulena Haxhiu.
“Më ka ftuar në takim kryetarja e Kuvendit dhe ushtruesja e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu dhe aty po shkoj tani”, tha ai.
LVV-ja paraprakisht ia ka dorëzuar Haxhiut propozimin për mandatimin e Kurtit për formimin e qeverisë së re, me jëherë pssi Haxhiu e shpalli të konstituuar Kuvendin, megjithëse nuk u zgjodh nënkryetari nga PDK-ja.

