Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka kritikuar ashpër pozitën për mënyrën e ushtrimit të pushtetit dhe vendimmarrjen në Kuvendin e Kosovës.
Në emisionin “Shoqet” në Klan Kosova, Musliu tha se Kuvendi, si institucioni më i lartë vendimmarrës, sipas saj, po keqpërdoret nga shumica parlamentare, duke lënë opozitën pa mundësi reale për të ndikuar në vendimmarrje.
“Çka i kanë bërë bre këta Kuvendit si institucionit më të lartë vendimmarrës? O të vjen bre me vjellë”, deklaroi Musliu
Musliu në fund bëri thirrje për ruajtjen e demokracisë dhe për bashkim, duke paralajmëruar se përçarjet politike e shoqërore, sipas saj, mund të jenë të dëmshme për Kosovën.
“Shyqyr që jemi në demokraci dhe duhet me ruajt fort këtë demokraci, që kurrë 27 vjet nuk ka qenë më e cenuar se sa që është sot”, tha Musliu

