Nënkryetarja e re e Kuvendit, dekane e universitetit paralel serb, thoshte se serbët në Kosovë vuajnë si në kohën e Perandorisë Osmane

by Nexhat

Deputetja serbe Tanja Vujoviq u zgjodh nënkryetare e Kuvendit të Kosovës.

Ajo mori edhe votat e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, pasi bashkëpartiakë të saj nga Lista Serbe nuk arritën t’i merrnin votat e nevojshme.

banner

Vujoviq është dekane e Universitetit të Mitrovicës së Veriut, i cili funksionon sipas sistemit të Serbisë.

Dekanja e institucionit paralel të cilit serbët i referohen si universiteti “me seli të përkohshme në Mitrovicë” ka folur disa herë për pozitën “jashtëzakonisht të vështirë” të serbëve në Kosovë.

“Çdokush duhet të jetë i vetëdijshëm se pozita e serbëve në këto zona është jashtëzakonisht e vështirë dhe mund të krahasohet me periudhën e Perandorisë Osmane, kur serbët paguanin taksa dhe haraçe të ndryshme. Nuk e teproj kur them se situata është e ngjashme edhe sot, duke pasur parasysh se po dëshmojmë arrestime të fëmijëve nga Policia e Kosovës për shkak të këngëve serbe ose bluzave me mbishkrime serbe, si dhe faktin se kemi njerëz të dënuar padrejtësisht në burgjet e Prishtinës”, i thoshte ajo në mars të këtij viti, mediumit serb, TV Prva.

Megjithatë, në mars të këtij viti, ajo ka thënë se Ligjin për të Huajt i miratuar nga Qeveria e Kosovës “do të sigurojë vazhdimin e funksionimit të institucioneve brenda sistemit të Serbisë”.

“Ne e dimë se çfarë po mbrojmë dhe nuk do të heqim dorë nga kjo luftë”, kishte deklaruar ajo.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy