Seanca konstituive, Çitaku thotë se PDK s’merr pjesë derisa Gjykata të japë sqarimet

by Nexhat

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) nuk do të marrë pjesë në seancën e sotme të Kuvendit.

Këtë e ka konfirmuar për Telegrafin sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku.

banner

Çitaku ka bërë të ditur se vendimi lidhet me pritjen e vendimit të Gjykatës Kushtetuese, ndërsa ka theksuar se PDK-ja nuk po heq dorë nga e drejta e saj.

“Shefi i Grupit Parlamentar Arian Tahiri e dorëzon letrën në Kuvend që deri sa ta sqarojë Gjykata, nuk marrim pjesë. Nuk heqim dorë nga e drejta, po e presim vendimin e Gjykatës”, ka deklaruar Çitaku

Ajo shtoi se po presin afatin e fundit për tiu drejtuar Gjykatës Kushtetuese.

PDK-ja pritet të qëndrojë jashtë seancës deri në sqarimin e çështjes nga Gjykata Kushtetuese.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy