Vdes një 49-vjeçar nga Rahoveci pas aksidentit në Shirokë të Suharekës, policia jep detaje

by Nexhat

Një person ka humbur jetën si pasojë e një vetëaksidenti të trafikut që ka ndodhur të dielën rreth orës 16:20, në rrugën e transitit, në Shirokë të Suharekës.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka thënë për Gazetën Express se, sipas të dhënave fillestare, ngasësi për shkaqe ende të panjohura ka humbur kontrollin mbi automjetin, i cili ka dalë nga rruga.

banner

Si pasojë e aksidentit, ngasësi P.K., 49-vjeçar nga Hoça e Vogël e Rahovecit, ka pësuar lëndime të rënda trupore, ndërsa tre pasagjerët, një grua 49-vjeçare dhe dy fëmijë  kanë pësuar lëndime të lehta.

Bytyqi ka bërë të ditur se rreth orës 20:40, nga Spitali Rajonal i Prizrenit është njoftuar se 49-vjeçari, si pasojë e lëndimeve të marra në aksident, ka ndërruar jetë.

“Më datën 13.09.2026, rreth orës 16:20, është raportuar një vetaksident trafiku në rrugën e transitit, në Shirokë të Suharekës. Sipas të dhënave fillestare, deri te aksidenti ka ardhur pasi ngasësi, për shkaqe ende të panjohura, ka humbur kontrollin mbi automjetin, me ç’rast automjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë e aksidentit, ngasësi ka pësuar lëndime të rënda trupore, ndërsa tre pasagjerët, një grua 49-vjeçare dhe dy fëmijë, kanë pësuar lëndime të lehta. Rreth orës 20:40, nga Spitali Rajonal i Prizrenit është njoftuar se ngasësi (P.K. 49 vjecar) nga Hoça e vogël e Rahovecit, si pasojë e lëndimeve të marra në aksident, ka ndërruar jetë. Policia, pas pranimit të informatës, ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ka menaxhuar situatën dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, në konsultim dhe koordinim me Prokurorin e Shtetit. Rasti është duke u hetuar nga njësitë kompetente”, ka thënë ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy