Nënkryetari i Kuvendit nga radhë e Lëvizjes Vetëvendosje, Ardian Gola i ka reaguar Agon Maliqit, i cili është prononcuar për Reuters, rreth vendimit të Hagës më 16 shtator.
Maliqi ka thënë se nëse Thaçi shpallet i pafajshëm dhe lirohet, kjo mund ta zhvendosë balancën e pushtetit në politikën e Kosovës më shumë drejt partisë së tij opozitare pro-perëndimore dhe të rikthejë besimin te bashkëpunimi i mëtejshëm me Perëndimin për sigurinë rajonale.
Ndaj tij, ka reaguar Gola që sipas tij “është irrituese”, që një qëndrim intelektual po politik për gjykimin e ish-krerëve të UÇK-së, ta lidhës me zhvillime në skenën politike në Kosovë.
“Eshte fort irritues cdo qendrim, qofte politik apo intelektual, qe gjykimin e katershes aktuale ne Hage e lidh me skenen politike ne Kosove. Rikthimi i tyre fatkesesisht po shihet si fuqizim i nje krahu politik ne dem te tjetrit, sikur ceshtja te ishte pjese e rivalitetit te brendshem partiak. Nderkohe, ajo qe po ndodh ne ate gjykate nuk i trajton te pandehurit as si PDK e as si LV. Halli nuk eshte balanca politike ne Kosove. Kuptojeni kete. Halli eshte pozita nderkombetare e shtetit te Kosoves dhe menyra se si po trajtohet nje pjese themelore e historise se tij te fundit”, ka thënë Gola ndër tjerash.

