Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se për vitin shkollor 2026/2027 janë shpërndarë 37 mijë e 429 libra në gjuhën shqipe dhe gjuhë të huaja për 3 mijë e 686 nxënës shqiptarë në 15 shkolla fillore në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.
Kurti tha se librat janë shpërndarë përmes Këshillit Kombëtar Shqiptar dhe se mbështetja për nxënësit shqiptarë në Luginë vazhdon që nga viti 2022.
Ai ka deklaruar se Serbia kishte bllokuar dhe refuzuar në janar dhe prill të këtij viti mjetet e Qeverisë së Kosovës të dedikuara për për shqiptarët e Luginës.
“Për vitin shkollor 2026/2027, përmes Këshillit Kombëtar Shqiptar, janë shpërndarë 37.429 libra në gjuhën shqipe dhe të gjuhëve të huaja për 3.686 nxënës në 15 shkolla fillore me mësim në gjuhën shqipe, nga klasa e parë deri në të tetën. Pavarësisht se në janar dhe prill të këtij viti Serbia bllokoi dhe refuzoi mjetet e Qeverisë së Kosovës të dedikuara për shqiptarët e Luginës së Preshevës, ne do të jemi pranë secilit nxënës e secilës nxënëse në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. Që nga viti 2022, mbështesim pajisjen e nxënësve shqiptarë të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës me libra falas. Këtë përkushtim po e vazhdojmë edhe këtë vit, sepse fëmijët nuk duhet të paguajnë çmimin e pengesave të pamerituara e diskriminimit nga Beogradi. Mbështetja jonë për arsimin në gjuhën shqipe është e qëndrueshme. Shqiptarët e Luginës nuk janë vetëm”, ka shkruar Kurti në Facebook

