LVV: Bllokimi i Kuvendit pamundësoi zgjedhjen e Presidentit, Sejdiu u tërhoq nga gara

by Nexhat

Lëvizja Vetëvendosje ka shprehur keqardhje për tërheqjen e profesorit Bekim Sejdiu nga kandidatura për President të Republikës së Kosovës.

LVV ka thënë se Sejdiu ishte kandidati i përbashkët i saj dhe LDK-së, i propozuar pas një marrëveshjeje politike me synimin për t’i dhënë vendit një zgjidhje dhe për të shmangur një tjetër periudhë të pasigurisë institucionale.

banner

Sipas LVV-së, pas arritjes së marrëveshjes, disa deputetë të LDK-së kundërshtuan kandidaturën, ndërsa PDK-ja dhe Aleanca deklaruan se nuk do të merrnin pjesë në procesin e zgjedhjes së presidentit.

“Kur marrëveshja dhe kandidati u arritën, filloi bllokimi”, ka thënë LVV.

Sipas kësaj partie, Kuvendi është vendi ku dallimet politike duhet të shprehen përmes votës, ndërsa mospjesëmarrja në proces, me qëllim pamundësimin e votimit, përbën bllokim të procesit kushtetues.

LVV ka falënderuar Bekim Sejdiun për gatishmërinë për t’i shërbyer Republikës dhe për dinjitetin e treguar gjatë këtij procesi.

“Kosova e pati marrëveshjen dhe kandidatin e përbashkët. E pati mundësinë që çështja e Presidentit të zgjidhej në Kuvend. Por u bllokua, sërish”, thuhet në reagimin e LVV-së

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy