Mbrojtja e Thaçit kundërshton transkriptet: Fajësia nuk mund të bazohet në to

by Nexhat

Avokatja e Hashim Thaçit, Sophie Menegon, ka kundërshtuar përdorimin e transkripteve nga Prokuroria në rastin për administrimin e drejtësisë në Gjykatën Speciale.

Ajo tha se mbrojtja i kundërshton transkriptet në tërësi, pasi sipas saj, ZPS-ja nuk ka përmbushur barrën e provës.

banner

“ZPS-ja nuk e ka përmbushur barrën e provës dhe privilegjin e kundërvetëinkriminimit”, tha Menegon.“Ne, kundërshtojmë transkriptet në tërësinë e tyre dhe nuk kundërshtojmë fjali të caktuara të transkripteve. Nuk pritet që tani, mbrojtja të ketë barrën e provës ose të akuzuarit të kenë barrën e provës për të vërtetuar pasaktësinë”, ka thënë ajo.

Menegon shtoi se shpallja fajtor e Thaçit nuk mund të mbështetet vetëm në këto transkripte.“Shpallja fajtor në këtë çështje nuk mund të bazohet vetëm në shkallë të gjerë në transkriptet e ZPS-së. Personat që i kanë bërë këto transkripte janë të panjohur dhe mbrojtja nuk e ka pasur mundësinë që t’i marrë në pyetje ata”, ka thënë Menegon.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy