KLINË/ Gjendet pa shenja jete një person në fshatin Zajm, u shpall i zhdukur nga familja

by Nexhat

Një person është gjetur pa shenja jete në fshatin Zajm të Klinës.

Për media, lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës Driton Rugova.

banner

Rugova tha se viktima ishte shpallur i zhdukur ditën e djeshme nga familjarët.

“Sot me datën 15.09.2026, rreth orës 02:35, në Stacionin Policor në Klinë, ka ardhur një person dhe ka raportuar se familjar i saj qe nga dita e djeshme nuk lajmërohet në telefon dhe i njejti është shpallur ‘person i zhdukur”.

“Njësitet Policore kanë marrë masat e nevojshme për kërkimin e personit të zhdukur dhe pas një pune intensive të njësiteve Policore, sot rreth orës 10:10, personi i zhdukur është gjetur në fshatin Zajm-Klinë, i cili ishte pa shenja jete, këtë e ka konstatuar ekipi mjekësor, në vendin e ngjarjës kanë dalë hetuesit nga Sektori Rajonal për Hetime DRP-Pejë, prokurori i Shtetit, me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML-Prishtinë, për obduksion ndarsa rasti cilësohet ‘ Hetim i Vdekjës”, tha Rugova.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy