Kryeministri Albin Kurti nuk është përgjigjur rreth dorëheqjës së Bekim Sejdiut nga kandidatura për president.
Kur është pyetur se si do të veprojnë pas tërheqjes së Sejdiut, Kurti ka thënë se aty janë për raportin e MICS 2025.
“Jemi për raportin e MICS 2025”, ka thënë shkurt Kurti, shkruan eo.
Bekim Sejdiu ka njoftuar dje së është tërhequr nga kandidatura për president të Kosovës për shkak të, siç tha, mungesës së nevojshme të deputetëve për zgjedhjen e tij.

