Verdikti i Hagës mobilizon edhe QKUK’në, mblidhen drejtorët e klinikave dhe njësive të këtij institucioni

by Nexhat

Një mbledhje e jashtëzakonshme është mbajtur sot në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, një ditë para shpalljes së verdiktit final ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

Burime brenda QKUK-së bëjnë të ditur se takimi është mbajtur rreth orës 12:00.

banner

Sipas burimeve, në këtë takim janë ftuar disa nga drejtorët e klinikave dhe njësive të QKUK-së.

Burimet e Gazetes Express bëjnë të ditur se gjatë takimit është kërkuar mobilizim dhe organizim i brendshëm i institucioneve shëndetësore, në funksion të përgatitjeve për situata të mundshme që mund të paraqiten pas shpalljes së verdiktit.

Në kuadër të këtij organizimi, sipas burimeve, është diskutuar edhe për sigurimin dhe gatishmërinë e materialeve të nevojshme mjekësore, përfshirë fasha, gazra dhe pajisje të tjera të ndihmës së parë.

Verdikti final ndaj ish-krerëve të UÇK-së do të shpallet nesër me fillim nga ora 10:00.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy