Bllokohet rruga Prishtinë–Fushë Kosovë edhe anasjelltas, nxënësit detyrohen të ecin në këmbë me çanta në shpinë

by Nexhat

Protesta kundër aktgjykimit të Gjykatës Speciale ka shkaktuar bllokim të disa prej rrugëve kryesore që lidhin Prishtinën me Fushë Kosovën.

Rrugët Prishtinë–Fushë Kosovë anasjelltas janë të bllokuara, konkretisht te rrethi i Kazermës “Adem Jashari” dhe te rrethi anën tjetër.

banner

Për shkak të bllokimit, situata është vështirësuar edhe për nxënësit që udhëtojnë nga Prishtina drejt shtëpive të tyre në Fushë Kosovë dhe zonat përreth.

Disa prej tyre po detyrohen të vazhdojnë rrugën në këmbë nga Prishtina deri në shtëpitë e tyre, duke bartur çantat e rënda në shpinë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy