Konjufca nga Haga: Lufta e UÇK-së ishte luftë e drejtë mbrojtëse, presim vetëm aktgjykim lirues

by Nexhat

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Glauk Konjufca, ka arritur në objektin e Gjykatës Speciale në Hagë.

Konjufca tashmë ka hyrë brenda objektit, ku sot pritet të shpallet aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

banner

Ai para se të futet në gjykatë tha se ishin dhjetëra figura ndërkombëtare që e dëshmuan luftën e drejtë mbrojtëse të popullit shqiptar të Kosovës.

“Ajo luftë u zhvillua nga UCK-ja, këtë ushtri e drejtoi shtabi i përgjithshëm dhe në këtë shtab kurrë nuk ka pasur asnjëherë ndonjë mekanizëm të përbashkët kriminal”, tha Konjucfa i cili gjithashtu u shpreh se Kosova pret vetëm një vendim, atë të aktgjykimit lirues

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy