Masa të shtuara sigurie në Prishtinë, numër i madh policësh vendosen para Qeverisë

by Nexhat

Forca të shumta të Policisë së Kosovës janë vendosur tashmë para objektit të Qeverisë së Kosovës në Prishtinë.

Pas vendosjes së barrikadave të hekurta, në zonën përreth Qeverisë tashmë ndodhen edhe trupa të shumtë policorë, ndërsa situata po monitorohet nga afër.

banner

Ekipi i T7, i cili ndodhet në vendin e ngjarjes, po sjell pamje nga terreni, ku vërehet prania e shtuar e forcave të rendit.

Masa të shtuara të sigurisë janë ndërmarrë në Kosovë në ditën kur në Hagë pritet të shpallet aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Policia e Kosovës kishte njoftuar më herët se do të angazhonte njësi policore për garantimin e rendit dhe sigurisë.

Sot, në Hagë pritet të shpallet vendimi ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy