Trupi Gjykues: Akuzat e Prokurorisë s’mund të cilësohen si krime lufte

by Nexhat

Kryegjykatësi Charles Smith tha se Trupi Gjykues nuk është bindur se sulme të ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishin drejtuar ndaj popullatës civile serbe.

Smith tha se “ZPS-ja nuk arriti të vërtetonte se ky sulm u drejtua ndaj një popullate civile”, ndërsa foli për disa sulme të caktuara.

banner

Ai tha se incidentet e përshkruara nga Prokuroria e Specializuar nuk mnd të cilësohen si krime lufte.

“Incidentet mbi të cilat bazohen akuzat për krime lufte, nuk mund të cilësohen si krime lufte… Rrjedhimisht Trupi gjykues konstatoi se nuk përmbushen kriteret për këtë”, tha Smith.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi po dëgjojnë arsyetimin e aktgjykimit, të cilin do ta kumtojë kryetari i Trupit Gjykues në këtë rast, Charles Smith.

Vendimi për katër ish-drejtuesit e UÇK-së pritet në fund të një gjykimi që ka shkuar shumë përtej kuadrit ligjor. Në Kosovë, ku ish-guerilasit mbeten heronj, kjo gjykatë speciale rihapi plagët e luftës.

Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi u arrestuan dhe u dërguan për në paraburgimin e Gjykatës Speciale në Hagë më 4 dhe 5 nëntor 2020.

Që atëherë, ata qëndran në paraburgim dhe para një procesi të stërzgjatur gjykimi, të akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit që pretendohet të jenë kryer gjatë periudhës së luftës, periudhë për të cilën ata thanë se ndjehen më së shumti krenar.

Aktakuza i bënte përgjegjës Thaçin, Veselin, Krasniqin dhe Selimin për një sërë krimesh që pretendohej se ishin kryer në disa qendra ndalimi gjatë viteve 1998-1999. Prokuroria e Specializuar i akuzonte ata se kishin qenë ose duhej të kishin qenë në dijeni të këtyre krimeve të pretenduara.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy