Verdikti i Hagës, Tahiri: Skandaloz dhe i turpshëm, s’ka të bëjë me drejtësi

by Nexhat

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së Arian Tahiri, ka reaguar ndaj aktgjykimit të sotëm në Hagë për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Tahiri tha se vendimi është skandaloz dhe i turpshëm.

banner

“Vendim skandaloz, i turpshëm, i papranueshëm. Këtu s’ka të bëjë me drejtësi. Qytetarët gjithandej Kosovës janë duke e shprehur revoltën duke mos e pranuar këtë vendim skandaloz e të turpshëm”, tha Tahiri.

Ai paralajmëroi edhe veprime ndaj kësaj padrejtësie.

“Nuk do ta pranojmë këtë padrejtësi, e cila është padrejtësi historike ndaj të kaluarës tonë të lavdishme ndaj gjakut të dëshmorëve, veteranëve por gjithashtu edhe për shtetin tonë. Është padrejtësi edhe ndaj të ardhmes dhe perspektivës tonë”, shtoi ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy