Balaj: Specialja, jo vetëm që na barazoi me Serbinë, na nxori një oktavë më keq

by Nexhat

Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së nga Gjykata Speciale e Kosovës në Hagë, ka bërë që Kosova të dalë edhe më keq se Serbia, një shtet që ka vrarë e ushtruar gjenocid ndaj nesh.

Kështu u shpreh opinionisti Labinot Balaj në Rubikon të Klan Kosova.

banner

“Jo që po na barazojnë [me Serbinë], por ne po dalim një oktavë, të paktën, më keq se Serbia”, u shpreh Balaj.

Ai theksoi se krijimi i Gjykatës Speciale ka përbërë terren për krijim të një instance e cila, sipas tij, i ekzagjeron konfliktet politike që kanë ngjarë, sidomos në Kosovën e pasluftës.

“Edhe na ka vendosur njëfarë letargjie për mos me i denoncu krimet që i ka bërë Serbia ndaj nesh”.

“Serbia e ka instrumentalizu për me ndërmarrë një fushatë agresive politike ndaj nesh dhe të përmbyset situata, pra që Serbia prej agresorit me marrë trajtën e një viktime në raport me një popullsi që vetë e ka përndjek, e ka vrarë dhe ka ushtruar gjenocid ndaj saj”, deklaroi Labinot Balaj.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy