Janina Ymeri: Pse shkruan referate për qumështarët kur po i fsheh dokumentet për grurin nga Serbia

by Nexhat

Janina Ymeri, deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka hedhur kritika Armend Mujës dhe Mimoza Kusarit të Vetëvendosjes.

Ymeri, ka thënë se po ‘’fshihen dokumentet për grurin nga Serbia’’, ndërsa Muja, shkruan ‘’referate’’ për produktet e qumështit nga Serbia.

banner

‘’ Nga institucionet dhe dikasteret që kontrolloni, vetëm brenda një muaji kanë kaluar mbi 1 milion e 600 mijë kilogramë grurë me një kontroll të pjesshëm prej vetëm 2 kilogramësh. Shumica dërrmuese e grurit, nga Serbia’’, ka shkruar Ymeri.

Postimi:

Armend Muja, si ka mundësi që shkruan referate për produktet e qumështit nga Serbia, përderisa po fshihen dokumentet për grurin nga Serbia?

Ju dhe kolegia juaj Mimoza Kusari aq të padijshëm na merrni, saqë mendoni se me vendime e postime kot, sa për “show”, po bëni luftë kundër Serbisë.

Nga institucionet dhe dikasteret që kontrolloni, vetëm brenda një muaji kanë kaluar mbi 1 milion e 600 mijë kilogramë grurë me një kontroll të pjesshëm prej vetëm 2 kilogramësh. Shumica dërrmuese e grurit, nga Serbia!

Për më tepër nga AUV po fshihen çertifikatat nga gruri serb dhe dilni këtu kinse po merreni me produktet finale?

Aflatoksina vjen pikërisht nga drithërat, edhe misri para së gjithash përdoret si ushqim për kafshë, që e bart aflatoksinën në qumësht.

Po si i bëhet për bukën tonë si produkt primar, para qumështit për të cilin nuk po dërgohen dokumentet për disa muaj tani?

Pse keni pranuar grurë serb me tonelata dhe sot është zhduk Agjensioni i Ushqimit dhe Veterinarisë për çertifikata që kërkohen me ligj?!

Para se të postoni të dy për drithëra, ju edhe znj. Kusari, LEXONI:

QEVERIA VV PO FSHEH CERTIFIKATAT E GRURIT NGA SERBIA.

STOP MASHTRIMIT kinse po punoni për shëndetin tonë.

Mjaft më me gënjeshtra!

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy