Studentët kundërshtojnë vendimin e Speciales, protestojnë në Prishtinë

by Nexhat

Grupi i studentëve të Universitetit të Prishtinës po protestojnë në sheshin e kryeqytetit, si shenjë revolte ndaj verdiktit dënues ndaj ish-krerëve të UÇK-së për krime lufte.

Gazetari i Klan Kosova, Kastriot Tahiri bëri të ditur se protestuesit janë nisur drejt objektit të Qeverisë,

banner

Këta studentë po kërkojnë drejtësi për çlirimtarët.

“Jemi grup i studentëve të UP-së. Protesta është paqësore, nuk kemi tentim për përshkallëzim, dhe synimi jonë është kundërshtimi i dënimit të çlirimtarëve. Sipas fjalës së gjykatësit ‘në emër të popullit’, ai gjykim nuk ishte në emër të popullit. Ne duam të tregojmë se jemi të fortë dhe se zëri ynë do të dëgjohet”, u shpreh njëri nga studentët.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy