Ish-luftëtari i UÇK-së, Abdyli: Katër çlirimtarët nuk janë vetëm, e tërë Kosova është UÇK

by Nexhat

Ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Arientin Abdyli, ka mbajtur fjalim para protestuesve në Prishtinë, në protestën e organizuar nga OVL-UÇK pas aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

Abdyli tha se protesta nuk lidhet vetëm me kundërshtimin e vendimit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, por edhe me, siç u shpreh ai, mbrojtjen e së vërtetës për luftën e UÇK-së.

banner

“Nuk kemi nevojë për maska, vëllezër dhe motra – luftën tonë e bëmë pa maska edhe pa marre dhe të drejtë”, tha Abdyli

Ai u shpreh se pjesëmarrësit në protestë janë mbledhur për të kundërshtuar atë që e konsideron padrejtësi ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

“Sot jemi mbledhur këtu jo vetëm për të ngritur zërin jo vetëm për paderjtësi ndaj ish-krerëve tanë, por jemi rreshtuar edhe për të mbrojtur një të vërtetë që nuk mund të thyhet me asnjë vendim”, tha ai.

Duke iu referuar ish-krerëve të UÇK-së, Abdyli i cilësoi ata si simbole të lirisë së Kosovës.

“Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi, nuk janë veç emra, janë simboli i lirisë sonë, simbolet e një populli që refuzoi të nënshtrohet dhe të mbetet në robëri”, tha Abdyli.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy