Maliqi: Faji i vetëm i Thaçit e për të cilin me gjasë u dënua ishte mosinkriminim i të tjerëve

by Nexhat

Njohësi i çështjeve politike, Agon Maliqi, ka reaguar lidhur me vendimin dënues ndaj ish-krerëve të UÇK’së nga ana e Gjykatës Speciale.

Maliqi, ka shtruar pyetjen se ‘’cili njeri që jeton në Kosovë, që e njeh qysh funksionon Kosova, e sidomos kapacitetin tonë organizativ, e beson sinqerisht faktin se Thaçi 27 vjeçar kishte autoritet në ato rrethana për me ju diktu ose kërku llogari komandantave për diçka, përkundër rolit formal, e sidomos përtej Drenicës?’’.

banner

‘’Po thuhet se “e vërteta na çliron.” Cila e vërtetë? Viktimat nuk i mohoi as mbrojtja. Katërshja u dënua për krime të të tjerëve të cilët u përmendën me emra por çuditërisht as që ishin të akuzuar. Cili njeri që jeton në Kosovë, që e njeh qysh funksionon Kosova, e sidomos kapacitetin tonë organizativ, e beson sinqerisht faktin se Thaçi 27 vjeçar kishte autoritet në ato rrethana për me ju diktu ose kërku llogari komandantave për diçka, përkundër rolit formal, e sidomos përtej Drenicës?

Thaçi s’ka mujtë me i kontrollu politikisht as në kulmin e fuqisë në pushtet. Aktgjykimi e trajtoi Shtabin e Përgjitshëm si autoritet dhe strukture të mirëfilltë hierarkike, me dënimet e shqiptuara jo sipas veprave individuale por sipas hierarkisë politike në shtab. Jam kurreshtar me e ditë se mbi çfarë faktesh ose dëshmish kanë ardhur në këtë përfundim të kontrollit, sepse ato nuk janë parë në gykatë dhe madje janë sfiduar fuqishëm nga mbrojtja. Faji i vetëm i Thaçit e për të cilin me gjasë edhe u dënua është se nuk deshi t’i inkriminojë të tjerët. Një apel i drejte do ta çmontonte këtë rast, dhe ky lloj procesi me shumë mangësi nuk është as drejtësi për viktimat, e as zbulim i ndonjë të vërtete të qëndrueshme përballë fakteve’’, ka shkruar ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy