Kanë nisur homazhet në nderim të veprimtares, mjekes dhe ish-deputetes së Kuvendit të Kosovës, Flora Brovina.
Qytetarë, familjarë, kolegë dhe bashkëpunëtorë po bëjnë homazhe në hollin e Kuvendit të Kosovës, për t’i dhënë lamtumirën e fundit Brovinës, e cila ndërroi jetë më 15 shtator, në moshën 76-vjeçare.
Homazhet do të mbahen nga ora 11:30 deri në 14:30. Më herët, në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë u mbajt edhe ceremonia përkujtimore në nder të jetës dhe veprës së saj.
Varrimi i Flora Brovinës është paraparë të mbahet sot në orën 16:00, në Varrezat e Qytetit në Dragodan.


